2. Çfarë duhet të bëni ju si punëtor?

Ju duhet:

  • të punoni në atë mënyrë që nuk ju shkakton rrezik as juve dhe as dikujt tjetër, për shembull punëtorëve të tjerë ose njerëzve që mund të jenë në kontakt me punën që bëni. Në rast se diçka nuk është e sigurt, mos provoni kurrë shansin
  • përdorini pajisjet e punës në mënyrën se si jeni trajnuar për t'i përdorur ato. Nuk duhet të përdorni makineri nëse nuk ju kanë treguar se si t'i përdorni ato në mënyrë të sigurtë. Nëse nuk jeni trajnuar ose nuk mbani mend pjesë të trajnimeve, kërkoni që t'ju tregohet përpara se ta përdorni.
  • ndiqni udhëzimet për përdorimin e çdo sendi që ju është dhënë për shëndetin dhe sigurinë tuaj, për shembull maskë për fytyrën, pajisje mbrojtëse ose veshje reflektuese.
  • ndihmoni punëdhënësin tuaj që të zvogëlojë rreziqet për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës duke e vënë në dijeni në rast se vëreni ndonjë rrezik, ose duke i thënë një kolegu nëse e shihni se është duke punuar në një mënyrë që mund ta dëmtojë atë ose të tjerët.

Is this page useful?

Updated2024-06-12