6. Më shumë udhëzime dhe mbështetje

Në rast se punoni në një treg pune me kontratë afatshkurtër, ose në punë të përkohshme, ju do të gjeni më shumë udhëzime tek Shëndeti dhe siguria për ekonominë e kontratave të shkurtra, agjencinë dhe punëtorët e përkohshëm .

Përveç mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë, Ligji britanik gjithashtu u jep punëtorëve të drejta themelore siç është kufizimi i kohëzgjatjes së ditës së punës, koha e pushimit, pushimet e shkurtra dhe leja vjetore e paguar.

Për udhëzime të përgjithshme mbi shëndetin dhe sigurinë të përkthyera në gjuhë të ndryshme, shkoni tek Botimet në gjuhë të tjera

Organizatat që mbështesin punëtorët
Udhëzim Përshkrimi
Kërkesat e Agjencisë së Kufirit dhe Imigracionit për qëndrimin. Kjo faqe interneti do t'ju ndihmojë të kuptoni sistemin e imigracionit dhe cilat janë të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja kur bëni një aplikim
GOV.UK Marrja e informacionit dhe informacion nga një gamë e gjerë departamentesh qeveritare
Kongresi i Sindikatave (TUC) Përfaqëson njerëzit të cilët punojnë në Britani - Udhëzues për të drejtat tuaja në punë
Këshillim mbi tatimin mbi të ardhurat në Mbretërinë e Bashkuar Këshillat e qeverisë mbi taksat nëse vini të jetoni në MB
Aftësitë në fushën e ndërtimit Mbështetje për integrimin efektiv të punëtorëve migrues. Ofron informacion të detajuar se si mund të jenë të dobishme kartat e Skemës së Certifikimit të Aftësive në Ndërtim.
Këshilla për Qytetarët Ndihmë dhe këshilla të specializuara për të jetuar dhe punuar në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën Veriore. Qendra vendore e Këshillimit për Qytetarët mund të lidhë punëdhënësit me grupet e komunitetit të migruesve për ndihmë me përkthime, rekrutim etj.
Autoriteti Kundër Bandave Punëdhënëse dhe Abuzimit me Fuqinë Punëtore Rregullon bizneset që furnizojnë punëtorët në bujqësi, hortikulturë, grumbullimin e molusqeve dhe industritë e përpunimit dhe paketimit që kanë lidhje me to. Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me mirëqenien e punëtorëve ose një ofruesi pune që vepron pa licencë kontaktoni GLAA (Tel: 0845 602 5020).

Is this page useful?

Updated2024-06-12