1. Pamja e përgjithshme

Të gjithë punëtorët mbrohen nga Ligji për Shëndetin dhe Sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht nëse ata punojnë ligjërisht në Britaninë e Madhe apo jo.

Çdo punëtor ka të drejtën të ketë një vend pune të sigurt në të cilin çdo rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tij kontrollohet në mënyrën e duhur.

Kjo do të thotë që punëdhënësi juaj duhet të mbrojë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien tuaj ndërkohë që punoni për ta. Ata janë ligjërisht përgjegjës për sigurinë tuaj në punë, prandaj ju keni të drejtë të dini se kush ju punëson. Në rast se identiteti i punëdhënësit tuaj nuk është i qartë ose nuk jeni i sigurt se kush është, pyesni dikë si për shembull mbikëqyrësin tuaj.

Ligji për Shëndetin dhe Sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar përcakton përgjegjësitë si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit.

Is this page useful?

Updated2024-06-12