5. Çfarë duhet të bëni nëse jeni të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë tuaj

Në vendin tuaj të punës duhet të ketë udhëzime për sigurinë (për shembull poster i Ligjit për Shëndetin dhe Sigurinë) i cili ju këshillon se si të ngreni shqetësime për sigurinë. Në rast se nuk mund ta gjeni ose nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni, flisni për këtë me punëdhënësin, menaxherin ose mbikëqyrësin tuaj. Gjithashtu, ju mund të flisni me përfaqësuesin tuaj të sigurisë në vendin e punës, në rast se ka një të tillë.

Në rast se keni ngritur shqetësime për sigurinë dhe mendoni se punëdhënësi juaj nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura për t'ju mbrojtur ju ose punëtorët e tjerë, ju mund ta ngrini përsëri këtë shqetësim me ta ose kontaktoni HSE. Ju mund të flisni me HSE në mënyrë konfidenciale dhe nuk është e nevojshme që të jepni emrin tuaj.

Is this page useful?

Updated2024-06-12