2. Çfarë duhet të bëni ju si punëdhënës?
Si punëdhënës, ju jeni përgjegjës për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e çdo personi që punon për ju, si dhe të kujtdo që mund të preket nga ajo punë, për shembull vizitorët ose anëtarët e publikut.
Ju duhet të merrni parasysh kompetencën dhe nevojat e punëtorëve migrues përpara se të fillojnë punën:
- duke marrë parasysh aftësitë e tyre në anglisht dhe aftësitë bazë (për shembull, shkrim-lexim, veprime me numrat, atributet fizike, shëndetin e përgjithshëm, eksperiencën përkatëse të punës), duke përfshirë nëse ata janë të rinj në punë.
- duke verifikuar nëse ata kanë kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme përpara se të fillojnë në vendin e punës, duke përfshirë nëse kualifikimet e tyre profesionale janë në përputhje me ato në Britaninë e Madhe.
Në rast se biznesi juaj përdor ose furnizon tregun me kontrata afatshkurtra, agjensi ose punëtorë të përkohshëm, lexoni udhëzimet tona mbi shëndetin dhe sigurinë për tregun e punës i karakterizuar nga mbizotërimi i kontratave afatshkurtra, agjencitë dhe punëtorët e përkohshëm për të kuptuar se kush janë përgjegjësitë tuaja.