Shërbimi i Këshillimit, Pajtimit dhe Arbitrazhit (Acas)
| Këshillim pa pagesë dhe i paanshëm mbi të drejtat e punës, rregullat dhe praktikën më të mirë. Këshillim mbi pagesën, orarin e punës, orarin e pushimeve, festat, etj. |
Kongresi i Sindikatave (TUC) |
Përfaqëson punëtorët në Britaninë e Madhe. Informacion mbi të drejtat e shëndetit dhe sigurisë në punë, i përkthyer në gjuhë të ndryshme |
Këshilla për Qytetarët |
Ndihmë dhe këshilla të specializuara për të jetuar dhe punuar në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën Veriore. Qendra vendore e Këshillimit për Qytetarët mund të lidhë punëdhënësit me grupet e komunitetit të migruesve për ndihmë me përkthime, rekrutim etj. |
Komisioni për Barazinë dhe të Drejtat e Njeriut |
Këshilla për punëdhënësit dhe punëtorët për trajtimin e drejtë dhe parandalimin e diskriminimit në vendin e punës |
Autoriteti kundër Bandave Punëdhënëse dhe Abuzimit me Fuqinë Punëtore |
Heton shfrytëzimin e fuqisë punëtore në Angli dhe Uells dhe rregullon bizneset që sigurojnë punëtorë për bujqësinë, hortikulturën, grumbullimin e molusqeve dhe industritë për përpunimin dhe paketimin e tyre. Kontaktoni në rast se jeni të shqetësuar për mirëqenien e punëtorëve ose kur një ofrues i punës ushtron veprimtarinë pa licencë |
Qendra Kombëtare e Informacionit e Mbretërisë së Bashkuar për kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme (UK ENIC) |
Ndihmë dhe këshillim për punëdhënësit gjatë verifikimit të ekuivalencës në MB sipas nivelit kombëtar të kualifikimeve të huaja akademike, të specializimeve, ose profesionale. |
Këshilli i Trajnimit i Industrisë së Ndërtimit (CITB) |
Organizon skemat e trajnimit për sigurinë siç është Skema e Certifikimit të Aftësive të Ndërtimit (CSCS) |
Bashkimi Kombëtar i Fermerëve (NFU) |
Shërbimi për anëtarët të tyre përfshijnë këshillim në lidhje me çështjet e punësimit dhe sigurisë nga një ekip i specializuar këshilltarësh |
Shoqata Ndërkombëtare e Gjuhëve (ICC) |
Informacion mbi shërbimet gjuhësore dhe trajnimin e ndërgjegjësimit kulturor |