3. Informacion, udhëzim, trajnim dhe mbikëqyrje 

Si punëdhënës, ju duhet të vlerësoni se çfarë informacioni, udhëzimi dhe trajnimi i nevojitet çdo punëtori dhe të siguroheni që ato të jenë në dispozicion kur ai të fillojë punën.

Ju duhet të caktoni një person për ta kryer atë dhe të jepni detaje se ku, kur dhe si do të kryhet.

Në dhënien e një trajnimi thelbësor lidhur me punën, ju duhet:

  • të planifikoni me kujdes trajnimin fillestar dhe ta ofroni atë në një gjuhë të kuptueshme dhe të thjeshtë
  • të jepni informacion në lidhje me rreziqet ndaj të cilave mund të ekspozohen punëtorët dhe masat paraprake që duhet të marrin për t'i shmangur ato, duke përfshirë mënyrën e përdorimit të pajisjeve të sigurisë
  • të verifikoni nëse punëtorët e kanë kuptuar plotësisht informacionin dhe trajnimin e ofruar për t'u siguruar se ata mund të punojnë në mënyrë të sigurt dhe se dinë të ngrenë problemet që lidhen me shëndetin dhe sigurinë.
  • të siguroheni se punëtorët e kuptojnë plotësisht organizimin dhe procedurat e emergjencës
  • të siguroheni se punëtorët janë të mbikëqyrur siç duhet dhe janë në gjendje të komunikojnë në mënyrë efektive me mbikqyrësit e tyre
  • të merrni parasysh nevojat e punëtorëve të cilët nuk flasin mirë anglisht (ose fare) dhe nëse do t'ju nevojiten shërbime përkthimi

Is this page useful?

Updated2024-06-12